Pas raportimeve për sulmin fizik ndaj zëvendësministrit dhe kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, në Skenderaj, ka reaguar edhe kandidati për deputet nga PDK në Skenderaj, Xhevahir Geci.
Ai ka publikuar një fotografi në “story” së bashku me Sami Lushtaku, duke shkruar:
“Mos luani me zjarr, o çuna… se djeg.”
Postimi vjen në kohën kur në opinion po qarkullojnë dyshime se në incidentin fizik ndaj kandidatit të VV-së ishte i përfshirë edhe Sami Lushtaku.
Ndërkohë, rasti ka nxitur reagime politike dhe pritet reagim zyrtar nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

