Kosovë Lajme

Kurti për sulmin fizik ndaj Mehanit: Shpërfaq mendësi banditeske, veprime të tilla nuk na trembin

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të VV’së në degën në Skenderaj, Hysni Mehanit.

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, deklaroi se veprime të tilla shpërfaqin, siç u shpreh ai, mendësi banditeske, shkruan Insajderi.

    “Na erdhi lajmi që kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kandidat për deputet, Hysni Mehani, u sulmua me grushte dhe u godit me kokë në gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin, e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti po ashtu iu ka bërë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e drejtësisë të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ndaj personave përgjegjës për sulmin fizik.