Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendësministrit dhe aktivistit të VV-së, Hysni Mehani, i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.
Dugolli bëri të ditur se gjendja shëndetësore e Mehanit po ndiqet nga personeli mjekësor, për të cilin shprehu mirënjohje për profesionalizmin e treguar.
Ai akuzoi Sami Lushtaku për presione dhe metoda banditeske, duke theksuar se sulmet fizike nuk do ta ndalin as Hysni Mehanin dhe as Lëvizjen Vetëvendosje.
“Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, thuhet në reagim.
Dugolli dënoi fuqishëm dhunën dhe kërcënimet si instrumente të frikësimit politik, duke shtuar se askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me presion apo banda politike.
Në fund, ai i bëri thirrje Partia Demokratike e Kosovës që ta dënojë qartë dhe pa hezitim sulmin ndaj Mehanit.

