Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve ku kanë nderuar tre dëshmorë të kombit, Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.
Kurti theksoi se sot në përvjetorin e 28-të të rënies së Agron Rrahmanit kujtojnë aktivitetin atdhetar në ilegalitet dhe rënien heroike të tij gjatë luftës.
“Ai ishte drejtues i operacioneve luftarake dhe komandant i njësisë guerile “Rexhep Malaj” në Prishtinë, deri kur u vra nga forcat pushtuese serbe në lagjen e Muhaxherëve, më 12 maj 1998. Mbetet përherë shembull veprimtari patriot dhe luftëtari të paepur të UÇK-së që nuk ndalet deri në flijim për çlirim e bashkim”, shkruan Kurti.

