Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup është pritur nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh ndër figurat kryesore të koalicionit VLEN.
“Mirë se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti në një postim publik.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për çështje të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u fokusuar në prioritetet e përbashkëta dhe projektet konkrete që synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike, infrastrukturore dhe kulturore mes dy vendeve.
Kurti ka udhëtuar drejt Shkupit për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej hekurave”, e vënë në skenë në Teatri Shqiptar në Shkup, që pasqyron copëza jete të veprimtarit të shquar Ukshin Hoti.

