Maqedoni

Bilall Kasami dhe Albin Kurti shijojnë shfaqjen “Përtej hekurave” në Shkup

    Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti po shijojnë bashkërisht shfaqjen teatrale “Përtej hekurave” në Teatrin Shqiptar në Shkup.

    Shfaqja në regji të Naser Shatrollit sjell në skenë veprën “Bisedë përmes hekurash” të Ismail Kadaresë, ku trajtohen mendimet e veprimtarit të çështjes kombëtare, profesorit Ukshin Hoti.

    Albin Kurti po qëndron në Shkup, ku ka takuar bashkëkryetarët e VLEN-it, në prag të kongresit për bashkimin e VLEN-it më 9 maj.