Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane në Gjermani.
Kancelari gjerman Friedrich Merz në një komunikim të shkurtër për mediat ka theksuar rëndësinë e “bashkëpunimit të besueshëm transatlantik”. Deklarata e tij vjen mes një përplasjeje të vazhdueshme me presidentin amerikan Donald Trump, pas situatës së tensionuar në Iran.
Gjatë një vizite në një qendër stërvitjeje ushtarake në Gjermaninë Veriore, Merz deklaroi se në “kohë veçanërisht të trazuara” Gjermania po udhëhiqet nga një “busull e qartë strategjike”.
“Kjo busull mbetet e orientuar drejt një NATO-je të bashkuar dhe një partneriteti të besueshëm transatlantik”, u shpreh kancelari gjerman.

