Kosovë Lajme

Shtrenjtimi i naftës i papërballueshëm për qytetarët

Çmimi i naftës në Kosovë duket se nuk e ka ndërmend të bjerë kjo pasi shënoi rritje sërish krahasuar me një ditë më parë ku nga 1.89 euro për një litër arriti në 1.91 euro.

Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të naftës, duke thënë se është i papërballueshëm për çka edhe kërkojnë masa urgjente nga qeveria.

“Çmim që së përballon kërkush është dashur masa…ne jemi vend i vogël e i varfër ekonomikisht të lodhur, se përballojmë. Na ka dëmtuar se po ecim kam veturat i kemi lanë te shpia..ma shtrejt se në Kosovë se di ku është më”, tha një qytetar.

“Duhet me marrë masa qeveria se na ka dëmtu”, tha qytetari tjetër.

Ndërsa një qytetar tjetër thotë se si pasojë e shtrenjtimit të naftës biznesi i tij është drejt falimentimit.

Çmimi i naftës në Kosovë nuk zbriti as pas rënies së ndjeshme në tregjet botërore.

Për dallim nga Kosova, në Shqipëri çmimi i naftës sërish pati ulje nga 2.29 euro sa ishte dje në 2.19. Derisa në Maqedoni të Veriut çmimi i naftës vazhdon të jetë 1.9 euro për një litër.

Sipas, njohësit të ekonomisë Lulzim Beqiri, në Kosovë situata me naftën po shfrytëzohet nga tregtarët teksa fajëson edhe qeverinë për mosndërhyje me masa fiskale.

“Kjo është një abuzim me marrëveshjet për çmimet tavan dhe kjo e dëmton jashtëzkaonisht shumë qytetarët dhe përulë institucionet sepse do të duhej të merrnin masa…..”, tha Beqiri.

Përderisa disa nga vendet e rajonit kanë marrë masa lehtësuese për çmimin e naftës duke ulur akcizën Qeveria e Kosovës ka thënë se ulja e akcizës dhe tvsh-së krijon boshllëk financiar duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 10 milionë euro humbje në muaj.

Por, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini në RTV21 tha se qeveria nuk ka guxim ta ndërhyjë tek akciza dhe TVSH-ja, pasi sipas tij, mundësit ekzistojnë.

“Qeveria nëse bën një verim të tillë ka mekanizma të mjaftueshëm që mund të kontroll nëse sot vendos me heq akcizën për derivate atëherë e merr stokun komplet kompanivee që ekziston dhe fillon me importe me heqje te akcizës…. nuk bjen mbledhja e taksave aktualisht sepse buxheti i 2026 është në çmimin 1.20.. tv dh eakziaca”, tha Shahini.

Sa i përket uljes së çmimit të naftës shoqata e naftëtarëve ndërkaq ka paralajmëruar se tregu në Kosovë mund të stabilizohet tek javën e ardhshme varësisht nga zhvillimet në lindjen e mesme.

Exit mobile version