Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar pas refuzimit nga Teherani të propozimit për një armëpushim 45-ditor me SHBA-në dhe Izraelin, i ndërmjetësuar nga Pakistani.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se presionet dhe kërcënimet nuk do të ndalin Iranin.
“Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane”, shkroi Mojtaba Khamenei, duke iu referuar SHBA-së dhe Izraelit.
Refuzimi i armëpushimit tregon qëndrimin e fortë të Iranit për të mos pranuar zgjidhje të përkohshme, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

