Kosovë Lajme

Hamza i përgjigjet Kurtit: Konkretizoni iniciativën për çështjen e presidentit, pastaj e shqyrtojmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta formalizojë me letër zyrtare iniciativën për çështjen e presidentit.

Kurti ka ftuar në takime kryetarët e partive politike, por të hënën është takuar vetëm me atë të LDK-së.

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së.

Tutje, PDK-ja ka shprehur se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake.

Exit mobile version