Botë Lajme

Dronë iranianë godasin impiantet energjetike në Bahrein

Dy impiante energjetike në Bahrein janë përfshirë nga zjarret pas sulmeve të raportuara iraniane, në mes të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve BNA.

Sipas njoftimit disa njësi operative të kompanisë “Gulf Petrochemical Industries Company” (GPIC) u goditën sot nga dronë iranianë, duke shkaktuar zjarre në disa pjesë të impiantit.

Flakët u shuan më vonë dhe nuk u raportuan viktima, bëri të ditur agjencia.

Në një incident të veçantë, kompania shtetërore “Bapco Energies” njoftoi se një depozitë mori flakë në një nga objektet e saj të magazinimit pas një sulmi me dron. Edhe në këtë rast nuk pati të lënduar.”

“Zjarret u shuan plotësisht dhe situata është nën kontroll”, thuhet në raport.

Sulmet e raportuara vijnë në kuadër të goditjeve hakmarrëse të Iranit që synojnë aleatët e SHBA-së dhe pozicionet amerikane në rajon.

Bahreini, që strehon Flotën e Pestë të Marinës amerikane, mbetet një qendër kyçe për operacionet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Exit mobile version