Mustafa Denizli, ka folur për ndeshjen vendimtare që do të zhvillohet të martën në stadiumin Fadil Vokrri, ku Turqia do të përballet me Kosovën në finalen e playoff-it për kualifikimin në Botëror.
“Sllovakia apo Kosova? Do të preferoja Sllovakinë. Sepse Sllovakia nuk krijon një atmosferë presioni në stadium; Kosova është ndryshe. Kosova ka një grup tifozësh që na kujton tonin,” tha Denizli, duke nënvizuar atmosferën e zjarrtë që pritet të krijojnë tifozët vendas.
Ai shtoi gjithashtu:
“Nëse do të kishim mundësinë të vlerësonim dy ekipet, nuk është e mundur të tregojmë një lojtar të tyre më të suksesshëm se lojtarët tanë individualisht. Por kjo performancë është e padobishme nëse nuk tregohet si ekip.”
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kush e fiton finalen shkon në Kupën e Botës.

