Kosovë Lajme

Glauk Konjufca pret ambasadoren Holandeze : Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh. S. Karin Boven.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në takim u shkëmbyen urime me rastin e formimit të qeverisë së re në Holandë, ndërsa Ambasadorja Boven e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri.

Po ashtu, u riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Republikën e Kosovës.

“U diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përputhjes së qëndrimeve tona në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Holandës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version