Maqedoni

Izet Mexhiti uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe 26 viteve në liri, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka përcjellë një mesazh urimi, duke theksuar se Kosova është shembull i një rrugëtimi të ndërtuar mbi sakrificë, përpjekje epokale dhe përkushtim.

Në mesazhin e tij, Mexhiti vlerëson se liria dhe shtetësia e Kosovës janë fryt i shpresës, guximit dhe dashurisë së pashuar për atdheun, duke nderuar njëkohësisht të gjithë ata që dhanë jetën për këtë ideal.

Urime Kosovë! Qofsh përjetë e lirë dhe krenare!

Exit mobile version