“Dy burime diplomatike dhe një burim që njeh mirë situatën në Departamentin e Shtetit i thanë gazetës britanike “Daily Mail” se, në fund, Rubio — i mbështetur nga Shefja e Stafit të Presidentit Trump Susie Wiles — arriti t’i vërë bërrylin Grenellit, duke ia hequr detyrën që kishte marrë për të mbuluar Venezuelën.
Ndërhyrja i dha mundësi Rubios të merrte nën kontroll politikën ndaj Venezuelës dhe me një manovrim të shpejtë solli fundin e Maduros në pushtet. Grenell që një vit më parë, kishte bërë fotografi me amerikanët e liruar që nga avioni, tashmë i ndoqi zhvillimet në Venezuelë nga televizori. I lënë tërësist jashtë rrethit të ngushtë të politikës së jashtme.
“Por rënia e vërtetë e Grenellit kishte nisur shumë kohë përpara planit për të kapur Maduron, ndërsa egoja e tij ishte fryrë gjatë fushatës së fundit”, shkruan gazeta “Daily Mail”.
Sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Grenell la nam duke lobuar këshilltarët në Mar-a-Lago duke propozuar veten si kandidat për zëvendëspresident të Trumpit.
“Më pas erdhi një incident vendimtar në Konventën Kombëtare Republikane, ku një debat i ashpër me Wiles për kohën e tij të fjalimit në podium doli jashtë kontrollit”.
“Ai i bërtiti Susie-t dhe i tha: ‘Ti je arsyeja pse do ta humbasim këtë zgjedhje të q…!’”, tha i njëjti burim pranë Shtëpisë së Bardhë për “Daily Mail”. Përplasja ishte aq e fortë sa që, sipas raportimeve, Wiles mbeti me lot në sy.
Pas zgjedhjeve Trump e bëri zonjën Susie Wiles, Shefen e parë grua të Stafit në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Wiles ka dalë kockë e fortë dhe e ka kryer këtë detyrë të vshtirë më mirë se kushdo tjetër në administratën e parë të Donald Trump.
Si shkruan “Daily Mail” për Grenellin: “Ai ndoshta nuk e dinte në atë moment, por ky shpërthim i vetëm [në Konventë] vulosi fatin e Grenellit, duke e përjashtuar nga çdo rol serioz në nivel kabineti në administratën e dytë të Trumpit”.
“Ai iu zbraz Susie Wiles sepse nuk mori një vend për të folur në orarin kryesor në konventë,” shtoi burimi. “Kjo është arsyeja pse ai nuk ka … një post të madh. Është arsyeja pse ai kurrë nuk u mor në konsideratë për Sekretar Shteti.”
Si shpjegon gazeta, Grenell protestoi me të madhe për këtë shkrim dhe i tha redaksisë se vetë Sussie Wiles do të telefononte për të vërtetuar se nuk ishte e vërtetë që ishin zënë dhe se kishin marrëdhënie miqësore.
Pasi nuk erdhi asnjë telefonatë nga Shefja e Stafiit të Presidentit Trump, redaksia i telefonoi Grenellit por ai ua mbylli telefonin.
Nga Zv-President, në Seketar Shteti, në emisar i posaçëm për kriza ndërkombëtare, Grenell përfundoi drejtor i Qendrës kulturore Kennedy në Washington.Një lloj poshtërimi krahasuar me ambicjen që përflitet si dhe për afërsinë me Presidentin gjatë fushatës.

