Kosovë Lajme

Ambasada e ShBA në Hagë po e ndjek fjalën përfundimtare të mbrojtjes së Thaçit

Zëvendëssekretarja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me seli në Hagë, Terra Gearhard Serna po e përcjell nga galeria fjalën përfundimtare të Mbrojtjes së Hashim Thaçit, raporton Klan Kosova.

Zyrtarja amerikane ka qenë e pranishme edhe në seancat e shtatorit dhe nëntorit, gjatë dëshmive të diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë, madje duke i shoqëruar në bankën e dëshmitarëve për t’u kujdesur që ata të mos zbulonin informacione ende konfidenciale të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Pentagonit.

Prania e zëvendëssekretares së misionit diplomatik vjen në ditën kur Mbrojtja e Thaçit do t’i kundërpërgjigjet Prokurorisë së Specializuar për aludimet se dëshmitarëve si Wesley Clark dhe James Rubin, UÇK-ja ua ka fshehur veprimet e tyre dhe të njëjtit nuk kanë qenë të informuar si duhet për ngjarjet gjatë periudhës së luftës, rrjedhimisht nuk duhet t’u jepet peshë rrëfimeve të tyre në Speciale .

Për këtë në seancën e pasdites do të flasë avokati Pierre Richard Prosper.

Exit mobile version