Manchester City ka fituar me përmbysje në Anfield Road.
Ata mundën Liverpoolin 1-2, ndonëse po humbnin pas supergolit të Dominic Szoboszlait në minutën e 74-t.
Magjia e Qytetarëve shkrepi dhjetë minuta më pas kur barazoi Bernardo Silva.
Erling Haalandi realizoi për 1-2 nga pika e bardhë në minutën e tretë shtesë.
Qytetarëve iu anulua çuditshëm goli në minutën e dhjetë shtesë, për shkak të një fauli nga Erling Haaland dhe një fauli paraprak të Szoboszlait i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Tani Qytetarët kanë 50 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se lideri Arsenali kur kanë mbetur edhe 13 xhiro.

