Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndezur rrjetet sociale me një publikim të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se ka pranuar një propozim martese. Në fotografinë e publikuar, Egli shfaqet në një ambient luksoz buzë detit, gjatë perëndimit të diellit, me një tavolinë të përgatitur për një darkë romantike.
Pamja idilike shoqërohet me mbishkrimin: “Para 3 orësh në një darkë romantike pranë detit… Një natë që do e mbaj mend gjatë”, duke u pasuar nga emoji që simbolizojnë romancën dhe fejesën. Ky detaj ka qenë i mjaftueshëm që ndjekësit të aludojnë për një propozim martese dhe fejesë.
Edhe pse këngëtarja nuk ka dhënë detaje shtesë dhe nuk ka zbuluar identitetin e partnerit, publikimi është pritur me reagime të shumta dhe urime nga fansat. Momenti i ndarë duket të jetë një nga më të veçantët në jetën personale të Egli Takos.
Pritet që në ditët në vijim, këngëtarja të ndajë më shumë detaje rreth këtij kapitulli të ri në jetën e saj./press7.tv

