Një figurë publike shqiptare nga Maqedonia e Veriut që quhet Nafie Selmani, ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale me një koment provokues, ku thekson se shumë gra shqiptare e pëlqejnë Vladimir Putin për pamjen dhe paraqitjen e tij si figurë autoritare, por hezitojnë ta pranojnë publikisht për shkak të presionit shoqëror dhe reagimeve që një deklaratë e tillë mund të shkaktojë.
Postimi i Nafijes u shoqërua me komente të shumta, mes tyre edhe ai i Arta Avdiu nga Kosova, e cila në reagimin e saj shmang drejtpërdrejt çdo referencë ndaj pëlqimit për Putinin, duke e orientuar diskutimin drejt figurave të tjera politike evropiane.
Në këtë kontekst, deklarata e Nafijes ka ngritur edhe dilema më të thella mbi përgjegjësinë publike të figurave analitike dhe ndikimin që ato kanë në formësimin e opinionit, sidomos kur temat lidhen me figura të kontestuara ndërkombëtarisht. Prandaj, në fund të kësaj analize, shtrohet një pyetje thelbësore:
A duhet një shqiptare të promovojë apo të kontribuojë në sensibilizimin e figurës së Vladimir Putin, duke e paraqitur atë në një dritë pozitive, kur dihet se ai është i ndërlidhur ngushtë politikisht dhe strategjikisht me Serbia, si dhe kur akuzohet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare për krime ndaj njerëzimit, veçanërisht në luftën e fundit në Ukraina?
A do të senzibilizohet edhe fytyra e Vuçiçit në të ardhmen nga Nafija? Presim të shohim!

