Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bekim Qoku, ka reaguar pas takimit të mbajtur në Shkup, ku i pranishëm ishte edhe Glauk Konjufca, Nënkryetari i Parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ngjarja u organizua me nikoqir kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, zëvendëskryeministri Arben Fetai, si dhe ministra e deputetë nga koalicioni VLEN.
Qoku ka theksuar se shqiptarët në këto treva mbeten të përkushtuar ndaj vendimmarrjes së drejtë, përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit politik me përgjegjësi, duke ruajtur lidhjet dhe vullnetin për një të ardhme të përbashkët.
Sipas tij, prania e Glauk Konjufcës në Shkup, së bashku me kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rikonfirmon vizionin për një politikë parimore dhe në shërbim të shqiptarëve.
Ai gjithashtu ka theksuar se rreth 20 mijë shqiptarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë të votojnë në Kosovë më 28 dhjetor, duke e cilësuar pjesëmarrjen në zgjedhje si përgjegjësi qytetare dhe akt vendimtar për drejtimin politik të vendit./press7.tv
Statusi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/17f7HnnzFY/?mibextid=wwXIfr

