Komuna e Tetovës ka njoftuar se nesër, të hënën më 1 dhjetor 2025, do të shpallë ditë zie në gjithë territorin e saj, në nderim të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë.
Në njoftimin zyrtar theksohet se Shpat Kasapi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në mbarë skenën muzikore shqiptare.
Flamujt në institucionet komunale do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa aktivitetet festive do të pezullohen.
Komuna e Tetovës shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë artdashësit që u prekën nga humbja e artistit.

