Këngëtari i njohur Adrian Gaxha ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit të hidhur për vdekjen e mikut dhe kolegut të tij, Shpat Kasapi. Ai ka ndarë një fotografi të Shpatit, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë lamtumire.
Në story-n e publikuar, Gaxha shkruan:
“Pusho në paqe shoku jem. Ishe artist me shumë shpirt edhe me zemër të mirë ❤️🙏”
Ky reagim është një prej shumë mesazheve prekëse që artistët dhe miqtë po publikojnë pas humbjes së papritur të Kasapit, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Ndarja e tij ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik, ndërsa homazhet dhe kujtimet për këngëtarin vazhdojnë të shpërndahen në rrjete sociale./press7.tv

