Portali ynë mbështet talentet e reja muzikore dhe sot vëmendjen ia kushton artistit të ri Hakko, i cili ka publikuar projektin e tij të gjashtë, ndërsa të tretin të shoqëruar me videoklip. Kënga Tash ti ik është realizuar nga NP Records në Shkup, ndërsa videoklipi mban firmën e Albart Production dhe është xhiruar në disa pjesë karakteristike të qytetit, duke sjellë një atmosferë moderne dhe urbane.
Në tekstin e këngës rrëfehet jeta e një çifti, kujtimet e bukura që i lidhin, dashuria që kanë ndarë dhe problemet me të cilat përballen. Përmes melodisë dhe interpretimit, Hakko tenton të prekë çdo të ri që është përballur me ndarje, nostalgji dhe emocione të forta, duke e kthyer këtë histori personale në një përjetim universal.
Ky nuk është fundi i rrugëtimit të tij artistik. Aktualisht, Hakko po punon edhe në dy projekte të reja, njëra prej të cilave do të shoqërohet sërish me videoklip dhe pritet të publikohet shumë shpejt. Ne do të vazhdojmë ta përcjellim dhe ta mbështesim këtë talent të ri, i cili po e ndërton hap pas hapi emrin e tij në skenën muzikore shqiptare./press7.tv
Shiko Video:

