Kosovë Lajme

Albini prishi paqen dhe harmoninë e LDK-së dhe PDK-së, që si dy banda mafioze kanë ndarë çdo gjë në stilin “ti këtë, unë atë”

Nga Sali Bytyqi

LDK-ja dhe PDK-ja, tamam si dy banda mafioze, por nën petkun e organizatave partiake, kanë luftuar në mes vete për territor dhe për ndarjen e pasurive të Republikës së Kosovës përreth dy dekada, në stilin “ti këtë, unë këtë”, derisa kanë arritur të ndajnë çdo gjë, përveç ajrit që nuk kanë mundur ta ndajnë, dhe në fund kanë shpallur paqen mesveti.

Bile kjo veprimtari ishte aq e hapur sa edhe njerëzit e thjeshtë e dinin i kujt ishte një sektor dhe i kujt sektori tjetër.

P.sh. Akademia është e LDK-së, po për hir të pajtimit futën aty edhe dy-tre persona të PDK-së, si Arsim Bajrami, dhe një ish- ministre e Ekonomisë.

Por në momentin që këto shpallën paqen, doli në skenë Albini dhe ua kontestoi gjithë këtë punë (madje kanë derdh edhe gjak!), por që nuk arriti t’i shkulë nga pozicionet të cilat i kishin betonuar për vite me radhē.

P.sh. Drejtësia mbeti e atyre që shkuan, po edhe shume pozita në çdo sektor.

Pastaj mediet tē gjitha mbetën të tyre, pseudointelektualēt dhe pseudot e të gjitha fushave mbeten të tyre…

Si përfundim, Albini prishi paqen dhe harmoninë, prandaj o burra, të ngrihemi të gjithë nē këmbë e ta nxjerrim nga skena politike!

T’iu përgjigjemi thirrjeve të Komandant Llastrës, mē falni, te Kumandant Çelikut, po edhe thirrjeve të Ramush Haradinajt, se Albini është spiun i Serbisë dhe ta kthejmë Albinin në Cërnagore!

Ta kthejmë unitetin mafioz dhe paqen mafioze në Republikën e Kosovës!

Rroftë Republika e Kosovës!

Exit mobile version