Në Reçicë të Vogël është mbledhur Kryesia Qendrore e BDI-së, ku u diskutua situaza e krijuar pas zgjedhjeve lokale.
Është vendosur që deri më 20 dhjetor të mbahet Kongresi i partisë.
Nënkryetari Arbër Ademi ka deklaruar se nuk ndiejne përgjegjësi për humbjet e komunave ë Kërçovë dhe Bërvenicë, pasi sipas tij kryetarët nga radhët e VMRO-së janë zgjedhur edhe me votat e koalicionit VLEN. Ademi ka deklaruar se në mbledhjen e partisë nuk është diskutuar as për largimin e përfolur të partive të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit nga Aleanca Kombëtare për integrim

