Kosovë Lajme

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, nga të cilët do të kërkojë të deklarohen nëse i kanë numrat për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, bazuar në deklaratat e deritashme, asnjë subjekt politik nuk ka arritur që ta sigurojë shumicën në Kuvend. Për pasojë, opsion i vetëm mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit ka thënë shkurt për mediat se “do të përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje dhe falënderojmë zonjën Presidente për organizimin e takimit”.

Exit mobile version