Kosovë Lajme

Kurti thirret në “logjikë e racionalitet” për miratimin e Buxhetit 2026 në Kuvend

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se i thërret logjikës e racionalitetit të të gjitha partive për miratimin e Buxhetit 2026 në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka shtuar nuk ka “armë tjetër” pos logjikës e racionalitetit.

    “Sa i përket konsensusit unë i thërras logjikës dhe racionalitetit. Konsensusi nënkupton logjikën ku lejnë aspektet universale të menduarit dhe nën anën tjetër racionalitetit ku bashkërisht shpresoj ta kemi një situatë ku Kuvendin ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë. Nuk kam armë tjetër për të arritur konsensus përveç logjikës dhe racionalitetit”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

    Kurti është pyetur pse të premten mori 4 prej 5 vendimeve që i kishte premtuar për mandatin e tretë nëse do ta fitonte.

    Ai është përgjigjur se “më mirë të merren” tash, meqë nuk dihet nëse sivjet apo vitin e ardhshëm do ta kemi qeverinë e re.