Lajme Maqedoni

Shpëtim Pollozhani godet Ziadin Selën: Ata që u bënë milionerë nën tingujt e kambanës së servilizmit, sot shpifin për të mbuluar të kaluarën!

Strugë – Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, Shpëtim Pollozhani, ka reaguar ndaj sjelljeve të disa politikanëve aktualë, mes tyre edhe ndaj Ziadin Selës, duke e cilësuar servilizmin dhe hipokrizinë si tipare që kanë shoqëruar ngritjen e tyre politike.

Në një reagim publik, Pollozhani thekson se “të gjithë ata që u rritën politikisht dhe u bënë milionerë nën tingujt e kambanës së servilizmit dhe harbutërisë, sot akuzojnë të tjerët që kanë qenë jashtë asaj kambane, së cilës i ka rënë gjuhëza”.

Sipas tij, kjo është mënyra më e ulët për të fshehur të kaluarën:

“Kambana pa gjuhëzë është për skrap! Këto zgjedhje do të mbahen mend për nga shpifjet dhe insinuatat e paskrupullta të atyre që e kanë humbur busullën morale.”

Në fund, Pollozhani citon me ironi propagandistin nazist Goebbels:

“Shpif, shpif, se diçka do të ngelë… Shpifja është arma e vetme e hakmarrjes në duart e shpifësit.”

Ky reagim i Pollozhanit vjen si përgjigje ndaj shpifjeve publike që, sipas tij, Ziadin Sela po bën ndaj Mendi Qyrës – kandidatit të pavarur që fitoi raundin e parë në Strugë dhe që konsiderohet kandidati potencial për t’u bërë kryetari i ardhshëm i qytetit./press7.tv

Exit mobile version