Lajme Maqedoni

Qyra: Projektet e mia do ta ndryshojnë fytyrën e Strugës

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, deklaroi në emisionin “Debat në SHENJA” se ka përgatitur një program me projekte që synojnë të transformojnë qytetin.

Nuk kam nxjerrë listë për këshilltarë, për të treguar se nuk do të merrem me politikë, edhe pse komuna ka pak politikë. Por problemet e mëdha të Strugës kërkojnë një menaxhues të mirë”, tha Qyra.

Ai theksoi se ka punuar për më shumë se dy muaj për të hartuar projekte konkrete, të cilat, sipas tij, do të japin drejtim të ri për qytetin dhe do ta shkëpusin nga degradimi që ka pësuar nga politika.

“Kundërshtari im vjen nga politika, një politikë që e ka degraduar Strugën. Ndërsa unë ofroj përvojë dhe vizion për zhvillim”, shtoi ai.

Exit mobile version