Lajme Maqedoni

Komandant Sokoli nga “Rasti Kumanovës “sot ka ditëlindjen, por në burg larg familjes

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli i UÇK-së sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur 58 vjeç.

Por kjo ditëlindje sërish e gjeti në burgjet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në burgun e Idrizovës, përcjell INA.
Një mesazh të veçantë urimi për ditëlindje ka përcjellur djali i tij së bashku me familjarë tjerë.

“Urime babi ditlindja shpresoj qe tjetren ta festojm bashk ne liri 👑🇦🇱”, ka shkruar djali i tij.

Sami Ukshini, konsiderohet si një nga komandantët e parë dhe ndër bartësit e luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.

Që në ditët e para të luftës ai shfaqet me emblemën e UÇK-së në Tanushë, duke vijuar më pas si një nga komandant kryesor të luftës në zonën e parë të lirë ushtarake të shpallur atëkohë nga UÇK-ja në rajonin e Karadakut të Kumanovës dhe komunën e Likovës.

Por ai sot është në mesin e të dënuarve për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovës të 9 majit të 2015, i dënuar me dënimin 40 vite burg.(INA)

Exit mobile version