Lajme

Donik Sallova: Ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar!

Donik Sallova, ka reaguar ndaj idesë së “kombit kosovar”, duke theksuar se shqiptarët janë një komb i vetëm, kudo që ndodhen.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se koncepti i “kombkosovarizmit” është një politikë e trashëguar nga ideologjia serbe e Dobrica Ćosićit, e cila synon përçarjen e shqiptarëve për ta bërë më të lehtë sundimin.

Ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar! Kombi shqiptar është edhe i diasporës, e në kohët më të vështira prej atje i ka ardhur ndriçimi dhe shpëtimi”, shkroi Sallova, duke theksuar rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare ka pasur në historinë dhe identitetin kombëtar.

https://www.facebook.com/donik.sallova.52/posts/1392742429132745?ref=embed_post

Exit mobile version