Kosovë Lajme

Lladrovci: Nëse festoni, festoni me qetësi e dashuri

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka thënë përkrahësve të tij se nëse festojnë sonte atëherë ta bëjnë me qetësi e dashuri.

“Faleminderit shumë dhe ju kisha ftuar se nëse festoni, atëherë bëjeni me qetësi e dashuri. Sepse të gjithë qytetarët që janë në garë kundër nesh, janë qytetarë të Drenasit. E unë jam kryetar i gjithë qytetarëve të Drenasit”, tha Lladrovci, që ka garuar në këto zgjedhje me listën “Për Drenasin kampion”.

Exit mobile version