Kosovë Lajme Sport

Kryeministri Albin Kurti uron Kombëtaren: Shqiptarët fituan! Urime për Kombëtaren!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së madhe të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti ka uruar kuqezinjtë për triumfin historik, duke e cilësuar atë si një fitore të rëndësishme në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026,” – ka shkruar Kurti në postimin e tij, shoqëruar me një foto nga momenti i gëzimit të lojtarëve në fushë.

Fitorja e sotme ka ngjallur entuziazëm të madh mes tifozëve shqiptarë anembanë, ndërsa Kombëtarja kuqezi vazhdon të forcojë pozitat e saj në garën kualifikuese./press7.tv

Statusi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/17FtszQS7G/?mibextid=wwXIfr

Exit mobile version