Lajme

Një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në rrethrrotullim

Më shumë se një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në një rrethrrotullim, sipas një ankete të realizuar nga Klubi Gjerman i Automobilave në Evropë (ACE).

ACE-ja vëzhgoi 30 rrethrrotullime në të gjithë vendin për një orë secili gjatë një periudhe tre-ditore.

U analizuan në total afro 20 mijë vetura dhe u arrit në përfundimin se vetëm 26.6 për qind e shoferëve hyjnë dhe dalin saktë nga rrethrrotullimet.

Shumica gabojnë në përdorimin e treguesve.

Përdorimi i saktë i treguesit në një rrethrrotullim është shumë i thjeshtë:

• Kur hyni në një rrethrrotullim, mos e ndizni treguesin, në mënyrë që të mos ngatërroni pjesëmarrësit e tjerë.

• Kur dilni nga një rrethrrotullim, sigurohuni që ta ndizni treguesin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky sinjal u tregon shoferëve të tjerë se ku keni ndërmend të dilni nga rrethrrotullimi, gjë që kontribuon në një siguri më të madhe dhe rrjedhë më të mirë të trafikut.

Kushdo që e përdor treguesin gabimisht, ose nuk e përdor fare, rrezikon një gjobë prej 10 eurosh në Gjermani, edhe nëse nuk shkakton aksident.

Exit mobile version