Kosovë Lajme

Hysni Mehmeti: “Sami Lushtaku nuk u blen banesa njerëzve, por u merr prona të tjerëve”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Skenderajt, Hysni Mehmeti, ka reaguar ashpër ndaj akuzave që i janë bërë së fundmi, duke e drejtuar gishtin nga Sami Lushtaku.

“Nuk e njoh një Sami Lushtak që po u bleka banesa njerëzve – e njoh një Sami Lushtak që u merr prona të tjerëve, që i zhvat e i frikëson,” ka deklaruar Mehmeti në një reagim publik.

Ai tha se po sulmohet në pikën e tij më të fortë, dinjitetin dhe integritetin, duke theksuar se nuk është mall që shitet e blihet. “Jetoj me pagën si këshilltar komunal, me pensionin e nanës dhe shtesat e fëmijëve. Shtëpia ime e vetme është ajo që e ndaj me vëllezërit, e cila është në emër të vëllait veteran të UÇK-së,” theksoi ai.

Mehmeti shtoi se sulmet ndaj tij nuk do ta thyejnë: “Për këtë betohem në kokën e fëmijëve të mi, të cilat po i vuajnë pasojat pse babai i tyre nuk po thyhet, e nuk do të thyhet derisa të ketë frymë.”

Ai përfundoi se, ndryshe nga Vehbi Kajtazi, ai kurrë nuk i ka bërë dëm vendit, por gjithmonë është përpjekur të mbrojë interesin qytetar./press7.tv

Exit mobile version