Kosovë Lajme

Gjenerali Dritan Demiraj: “Kosova me qeverinë Kurti, shembull suksesi; Shqipëria në duart e krimit”

Ndërkohë që qeverisja në Shqipëri prodhon vetëm skamje, krim, korrupsion dhe largim masiv të qytetarëve, në Kosovë po ndodh e kundërta. Nuk ka se si të mos ndihesh krenar me arritjet e qeverisë Kurti,” shkruan gjenerali Dritan Demiraj.

Ai thekson se Republika e Kosovës, sipas hartës së FMN-së për vitin 2025, është i vetmi vend në Evropë me ngjyrë jeshile të errët, duke shënuar rritje ekonomike prej 4.58%, ndërkohë që shumë vende të G-7 dhe G-20 po përballen me stanjacion ekonomik.

Gjenerali Demiraj përmend edhe raportin e Gallup Global Law and Order 2025, ku Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë me 94 nga 100 pikë, ndërsa në Shqipëri – sipas tij – rendi e siguria janë në duart e krimit.

“Edhe pse paguhen patronazhistë për të manipuluar opinionin publik, Rama nuk mund të fshehë dështimin e qeverisë së tij, e cila përbëhet vetëm nga ‘luleshtrydhet rilindase dhe analfabetë’,” shkruan ai.

Në fund, gjenerali Demiraj i bën thirrje partive opozitare në Kosovë për unitet:
“Një bashkim i të gjitha forcave politike do të përshpejtonte reformat, do të rriste mirëqenien dhe do të neutralizonte pengesat e Serbisë në arenën ndërkombëtare.”

Exit mobile version