Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka denoncuar ndërprerjen e flotes Global Sumud nga Izraeli si “banditizëm” dhe një akt brutal që synonte civilët që shpërndajnë ndihma humanitare.
Erdogan ka thënë të enjten se flota ka “ekspozuar” edhe një herë politikat e dhunshme të Izraelit.
Aktivistët në bord kanë thënë të mërkurën vonë se marina izraelite ka kapur të paktën 19 nga anijet e flotës ndërsa ato i afroheshin Gazës.
Flota, e përbërë nga gati 50 anije dhe 500 aktivistë, mbante një sasi simbolike ndihme humanitare.
Organizatorët kanë thënë se anijet Sirius, Alma dhe Adara u kapën rreth 70 milje detare, ose 80 milje, nga bregu i Gazës.
Autoritetet izraelite kanë thënë se aktivistët në bord, përfshirë Greta Thunberg, janë të sigurt dhe po transferoheshin në Izrael.
Grupi, i cili përfshin nipin e Nelson Mandelës, Mandla Mandela, ish-kryetaren e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau dhe disa ligjvënës evropianë, ka hënë se mbetet i palëkundur në misionin e tij për të thyer bllokadën e Izraelit dhe për të shpërndarë ndihma për palestinezët.