Kosovë Lajme

Ramiz Lladrovci: Nuk do të kenë sukses tentativat për shpifje e manipulime, fitorja do të jetë “Për Drenasin Kampion”

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke theksuar se është i përgatitur për çdo formë të tentativave për shpifje apo manipulim gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka kujtuar se edhe në zgjedhjet e kaluara është përballur me akuza e shpifje të ndryshme, përfshirë pretendime për “dëshmitar në Hagë” apo audio-incizime të montuara, por asnjëra nuk ka pasur efekt.

“Po pres tendenca për manipulim të elektoratit me incizime apo foto të montuara e të shpifura sipas traditës që kanë disa nga kundërshtarët e mi, por ju garantoj se nuk do t’ia dalin”, ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, këto përpjekje janë shenjë e humbjes nga kundërshtarët politikë, ndërsa përkrahja qytetare ndaj tij po rritet në çdo tubim zgjedhor.

Lladrovci ka theksuar se me “poliedrin e 12 parimeve të qeverisjes së mirë të BE-së”, për të cilin komuna është shpërblyer, do të vazhdojë qeverisjen edhe pas 12 tetorit, duke theksuar moton “Vazhdojmë edhe katër” dhe “101 arsye për Drenasin Kampion”.press7.tv

Exit mobile version