Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit ka tronditur shumë këngëtarë dhe miq të afërt. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Xheneta Fetahu, e cila ka ndarë në rrjete sociale një mesazh prekës ngushëllimi.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” – ka shkruar Xheneta në Instastory, duke bashkangjitur edhe emoji lotësh.
Ky postim ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për këtë humbje të madhe./press7.tv
Postimi i plotë: