Lajme Shqipëri

Edi Rama: Do ta ndalojmë “tallavanë” nëpër Beach Bare!

Screenshot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do të ndalohet muzika në orët e vona në lokalet “beach bar”, të cilat sipas tij, janë kthyer në shqetësim për pushuesit në zonat bregdetare transmeton TV21. Rama mes tjerash theksoi se muzika në Beach Bare do të ndalohet plotësisht jashtë orarit të plazhit, por shtoi se në orar të plazhit muzika duhet të jetë për ato që shkojnë në Beach Bare e jo edhe për ato që kalojnë aty pranë.

“Tjetër element që duhet parë përfundimisht është zhurma, është muzika, është tallavaja e Beach Bare-ve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar të gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara ku 99.99% e pushuesve nuk janë prezent në ato Beach Bare duhet të vuaj ngritjen e muzikës në kupë të qiellit, kështu që ne do ta ndalojmë muzikën. Muzika duhet të ndalohet plotësisht, jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ato që shkojnë në Beach Bare”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Exit mobile version