Kosovë Lajme

Në gjendje të rëndë 16-vjeçari i therur me thikë në Podujevë

Një 16-vjeçar nga Podujeva i cili është therur me thikë gjatë ditës së sotme gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Ai ka thënë se i mituri gjendet ende në sallën e operimit.

“Gjendet ende në sallë të operimit, gjendja e tij është ende e rëndë”, ka thënë Syla për Kohën.

Exit mobile version