Botë Lajme

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti Trump e ndali sivjet konfliktin Serbi-Kosovë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka përmendur Kosovën në mesin e shteteve në të cilat presidenti Donald Trump ka ndikuar sivjet që të parandalohen luftëra.

Ajo e theksoi këtë, derisa ia atribuoi presidentit amerikan meritat për t’i shuar tensionet ndërmjet vendeve.

“Presidenti ka përfunduar tashmë konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë. Kjo do të thotë se presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim çdo muaj gjatë 6 muajve në detyrë”, ka theksuar Leavitt.

Exit mobile version