Qendra për menaxhim me kriza sot në mëngjes informon se në territorin e shtetot deri në orën 06:30 aktive janë tre zjarre dhe një është nën kontroll. Janë shuar 24 nga gjithsej 28 zjarre të regjistruara.
Aktiv mbetet zjarri në malin Goten mes komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë, ku prej dje, krahas ekipeve nga vendi, po vepron edhe helikopteri çek “Bllek hok” dhe zjarrfikës nga Sllovenia.
Sipas informatave të QMK-së, aktive janë edhe zjarret mes fshatrave Galishte dhe Qesendre në komunën e Kavadarit, ku po digjet pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët dhe ana e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në komunën Novaci.