Kosovë Lajme

Ky është mërgimtari që dyshohet se humbi jetën në Ujman – kërceu nga ura dhe nuk doli më

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, njësitë policore dhe njësia e kërkim-shpëtimit me barka, të cilat po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt këtij akti fatal.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri./GazetaSinjali

Exit mobile version