E përditësuar 18:03) – Të paktën 29 vatra zjarri janë regjistruar brenda tetë orëve të fundit në të gjithë territorin e Kosovës, ka njoftuar të shtunën Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Sipas të dhënave të AME-së, situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm shkaku i temperaturave të larta.
17 nga këto vatra janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.
“Si pasojë, në gjithë territorin e Kosovës, situata e përcjelle nga Qendra Operative e Agjencisë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, 17 nga ato janë lokalizuar, deri sa 12 vatra zjarri mbeten aktive”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme.
Zjarre në disa qytete të Kosovës
16:55) – Disa fshatra në qytete të ndryshme të Kosovës janë përfshirë nga zjarri të shtunën pasdite. Në terren ka dalë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e vatrave në fshatrat Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
Ndërkohë, televizioni lokal RTV Besa ka publikuar video ku shihet një zjarr i madh në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Edhe në Ferizaj, zjarrfikësi Zmyri Krasniqi ka postuar në Facebook disa fotografi nga terreni, ku po lufton për të lokalizuar flakët. Ai gjithashtu ka ndarë një imazh të një kolegu që është lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
Postimi i Krasniqit:
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se me ndihmën e FSK-së dhe Agjencisë për Menaxhim Emergjent po mundohen të ndalin përhapjen e zjarreve, duke e përshkruar situatën si të rëndë.
Postimi i Bulliqit: