ShowBiz

Will Smith “zbulon” rrënjët e tij nga Uellsi

Aktori dhe reperi i njohur, Will Smith, ka “zbuluar” diçka befasuese: se ai ka lidhje me Uellsin dhe madje ka bërë shaka se mund ta ndryshojë emrin në “Welsh Smith”.

56-vjeçari e zbuloi këtë gjatë një interviste në BBC Radio Wales, kur gazetarja Lucy Owen i tregoi se lagjja e tij e lindjes, Wynnefield në Pensilvani, është emërtuar sipas një doktori uellsian, Thomas Wynne, ka raportuar FemaleFirst.

“Pra jam nga Uellsi! Jam uellsian, në thelb. Kjo po thuhet”, ka thënë ai me të qeshura.

Gazetarja shtoi se kjo ishte ajo që po përpiqej t’i tregonte.

“Po, Will! Këtë po përpiqem të them. Je uellsian, dhe ne po të ‘rrëmbejmë’ si tonin”, ka thënë ajo.

Ylli i “Men in Black” nuk u ndal me kaq, por vazhdoi të bënte humor.
“Ky mund të jetë emri im i ri: Welsh Smith. Tani do të jem Welsh Smith”, ka thënë ylli.

Për më tepër, u zbulua se edhe vendbanimi i nënës së tij ka lidhje me Uellsin. Gazetarja shpjegoi se Bryn Mawr, vendi ku ajo jeton, do të thotë “Kodra e Madhe” në gjuhën uellsiane.

“‘Mawr’ do të thotë e madhe, dhe ‘Bryn’ do të thotë kodër. Pra ti jeton në ‘Kodrën e Madhe’”, i ka thënë gazetarja.

Smith u kënaq nga ky “zbulim” dhe shpërtheu në të qeshura.
“Kodra e Madhe! Big Will jeton në Kodrën e Madhe. Është çmenduri! Kodra e Madhe. Big Will. Big still”, është shprehur tutje ai.

Aktori do të vizitojë për herë të parë Uellsin më 25 gusht, kur do të performojë në Cardiff Castle si pjesë e turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazetarja Lucy i tregoi gjithashtu se këngëtari legjendar Sir Tom Jones do të performojë në të njëjtin vend disa ditë para tij, duke i thënë me humor: “Ai në fakt do ta ‘ngroh’ publikun para performancës tënde”.

Will kujtoi bashkëpunimin e tij me Tom Jones në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.

“Ishte madhështore. E di atë ndjesinë kur dikush me status ikonë hyn në dhomë… kur ai hyri në skenë, publiku reagoi menjëherë. Ishte një nga momentet klasike të ‘The Fresh Prince’”, ka thënë ani.

https://vm.tiktok.com/ZMSt9WrUb/

Exit mobile version