Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, segment që lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Ky projekt kap vlerën afër 1.85 milionë euro, me të cilin do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, do të rritet siguria në komunikacion, do të krijohen kushte më të volitshme për qarkullimin e mallrave dhe për zhvillimin ekonomik.
