Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që nesër, më 8 nëntor, të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Kurti ka bërë të ditur se 37.759 shqiptarë janë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, ndërsa katër lista me gjithsej 107 kandidatë garojnë për
