Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës bëjnë stërvitje të përbashkët
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet dhe forcohet përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar qitje me mortaja të kalibrave 60, 81 dhe 120 milimetra, në kuadër të trajnimeve në
