Hasani: Kuvendi nuk quhet i konstituuar pa të gjithë nënkryetarët e tij
Kuvendi nuk quhet i konstituuar në asnjë rrethanë, nëse nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij, ka vlerësuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Në një përgjigje për KOHËN, Hasani ka thënë se sipas nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas katër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar këtë çështje deri
